HomePse Ne

Katër arsye.
Asnjë premtim bosh.

Konfidencialitet, përfaqësim personal, përvojë dhjetëvjeçare dhe azhornim i vazhdueshëm.

i.
Arsyeja e parë

Përvojë shumëvjeçare.

Dhjetë vjet të pandërprerë në konsulencë biznesi për profile të ndryshme. Klientët tanë të parë janë akoma këtu.

Arsyeja e dytë

Azhornim i vazhdueshëm
me legjislacionin.

Lexojmë çdo ndryshim ligjor para se të bëhet titull. Pastaj e përkthejmë në vendime konkrete për biznesin tuaj.

ii.
iii.
Arsyeja e tretë

Konfidencialitet i plotë.

Çdo e dhënë ekonomike, financiare e tatimore mbahet brenda dosjes. Pa ndarje informale, edhe kur do të ishte më e shpejtë.

Arsyeja e katërt

Përfaqësim “in persona”.

Ne jemi në sportel pranë Drejtorisë së Tatimeve dhe Sigurimeve Shoqërore. Ju qëndroni në biznesin tuaj.

iv.

Edhe një arsye
e pestë?

Bisedojmë më tej në një takim.

Bisedo në WhatsApp